Periudha e aplikimit për Programin BalkanStoryMap Fellowship do të jetë e hapur deri më 30.06.2026.
Programi do të zgjasë katër muaj, duke filluar në muajin korrik, dhe do të ofrojë mentorim dhe mbështetje editoriale për 10 pjesëmarrës të interesuar për hulumtim dhe shkrim. Trajnimet, mentorimi dhe sesionet editoriale do të zhvillohen në Prishtinë.
Fokusi i programit për këtë vit është arkitektura e ndërtuar në Kosovë gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Pjesëmarrësit ftohen të hulumtojnë një ndërtesë të vetme.
Mirëpresim propozime që trajtojnë tipologji të ndryshme të ndërtesave, përfshirë shkolla, spitale, fabrika, hotele, komplekse banimi, qendra kulturore, institucione administrative etj. Përmes studimit të një ndërtese të vetme, pjesëmarrësit inkurajohen të eksplorojnë shprehjen e saj arkitekturore, tipologjinë, transformimet që ka pësuar dhe rëndësinë e saj bashkëkohore, duke e vendosur atë në kontekstin më të gjerë të kushteve shoqërore, politike, ekonomike dhe hapësinore që kanë ndikuar në krijimin dhe zhvillimin e saj.
Programi fillon në korrik 2026 dhe zgjat katër muaj. Gjatë kësaj periudhe, dhjetë bursistë të përzgjedhur do të zhvillojnë një rrëfim origjinal mbi një ndërtesë të ndërtuar në Kosovë gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX.Programi ndërthur hulumtimin, shkrimin, mentorimin ...
Mirëpresim aplikime nga individë me prejardhje dhe profile të ndryshme profesionale. Ju mund të jeni profesionist në fushën e planifikimit urban, arkitekturës, sociologjisë, antropologjisë, gazetarisë apo edhe filmit dokumentar, për sa kohë që keni një përvojë bazë në hulumtim dhe ...
Arkitektura dhe Transformimi Urban, 1945-1989Arkitektura në Kosovë gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX u zhvillua në një periudhë të transformimeve të thella shoqërore, politike dhe ekonomike. Si një nga rajonet më pak të zhvilluara të Jugosllavisë socialiste, Kosova u ...
Aplikantët ftohen të dorëzojnë:_Propozimin e tregimit (Story Pitch) (maksimumi 400 fjalë), ku prezantohet ndërtesa që aplikanti dëshiron të hulumtojë dhe trajtojë në shkrimin e tij/saj. Propozimi duhet të përshkruajë idenë kryesore të rrëfimit, fokusin e tij, temat ose këndvështrimin që ...
Programi BalkanStoryMap fellowship
Programi fillon në korrik 2026 dhe zgjat katër muaj. Gjatë kësaj periudhe, dhjetë bursistë të përzgjedhur do të zhvillojnë një rrëfim origjinal mbi një ndërtesë të ndërtuar në Kosovë gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX.
Programi ndërthur hulumtimin, shkrimin, mentorimin dhe bashkëpunimin, duke mbështetur pjesëmarrësit që nga zhvillimi fillestar i idesë së tyre, e deri te hulumtimi, shkrimi, redaktimi dhe publikimi i punimit.
Programi përfshin:
* Tre punëtori në Prishtinë
* Udhëzim dhe mbështetje në hulumtim, raportim dhe shkrim
* Mentorim individual
* Sesione redaktimi dhe ofrimi të komenteve
* Publikimin e punimit përfundimtar në format digjital dhe të shtypur
* Një grant mbështetës për hulumtim në vlerë prej 240 EUR
Punimet do të publikohen në dy formate: si pjesë e një StoryMap digjitale në BalkanStoryMap.org dhe në një botim të redaktuar në formë të shtypur.
Pjesëmarrësit
Mirëpresim aplikime nga individë me prejardhje dhe profile të ndryshme profesionale. Ju mund të jeni profesionist në fushën e planifikimit urban, arkitekturës, sociologjisë, antropologjisë, gazetarisë apo edhe filmit dokumentar, për sa kohë që keni një përvojë bazë në hulumtim dhe shkrim.
Nuk është e domosdoshme të punoni drejtpërdrejt me narrativa historike (storytelling). Ajo që ka më shumë rëndësi për ne është kurioziteti juaj dhe gatishmëria për të menduar jashtë kornizave të zakonshme kur rrëfeni histori. Ne kërkojmë individë që janë të gatshëm të bashkëpunojnë me njerëz nga fusha dhe përvoja të ndryshme, si dhe që janë të përkushtuar ndaj artit dhe disiplinës së rrëfimit të historive.
BuildingKosovo
Arkitektura dhe Transformimi Urban, 1945-1989
Arkitektura në Kosovë gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX u zhvillua në një periudhë të transformimeve të thella shoqërore, politike dhe ekonomike. Si një nga rajonet më pak të zhvilluara të Jugosllavisë socialiste, Kosova u bë vend i projekteve ambicioze të industrializimit, urbanizimit dhe zgjerimit institucional, të cilat synonin të transformonin si mjedisin e ndërtuar ashtu edhe jetën e përditshme. Arkitektura dhe peizazhet urbane të krijuara gjatë kësaj periudhe ishin të lidhura ngushtë me procese më të gjera të ndërtimit të shtetit, zhvillimit ekonomik dhe shpërndarjes së pabarabartë të burimeve brenda federatës jugosllave.
Fabrika, spitale, konvikte studentore, qendra kulturore, hotele, blloqe banimi dhe ndërtesa administrative u ngritën paralelisht me zgjerimin e industrisë, administratës publike, arsimit të lartë, kujdesit shëndetësor dhe formave të reja të jetës urbane. Shumë prej këtyre tipologjive të ndërtesave kishin pak ose aspak precedent në kontekstin lokal dhe shoqëruan krijimin e institucioneve, shërbimeve dhe marrëdhënieve shoqërore që ishin relativisht të reja për Kosovën.
Këto ndërtesa ofrojnë një pikënisje për të shqyrtuar pyetje më të gjera mbi prodhimin e hapësirës dhe të shoqërisë. Kush kishte autoritetin për të imagjinuar, planifikuar, financuar dhe miratuar forma të reja zhvillimi? Si merreshin vendimet për të ardhmen e qyteteve dhe cilat vizione të progresit materializoheshin në beton, çelik dhe gur? Si negocoheshin nevojat dhe aspiratat lokale brenda agjendave më të gjera politike, ekonomike dhe institucionale? Cilat kushte shoqërore, politike dhe ekonomike i bënë këto ndërtesa të nevojshme që në fillim?
Programi i bursave për këtë vit fton pjesëmarrësit të hulumtojnë një ndërtesë të vetme si një prizëm përmes të cilit mund të eksplorohen historitë më të gjera që formësuan Kosovën gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Përmes studimit të një strukture të vetme, bursistët do të shqyrtojnë jo vetëm arkitekturën e saj, organizimin hapësinor, materialitetin dhe ndryshimet në përdorim me kalimin e kohës, por edhe proceset më të gjera që shoqëruan krijimin dhe transformimin e saj.
Vëmendje e veçantë mund t’u kushtohet çështjeve që lidhen me zhvillimin urban, zgjerimin institucional, tipologjitë arkitekturore, punën dhe fuqinë punëtore, qeverisjen, jetën e përditshme, kujtesën kolektive dhe imagjinatat shoqërore e politike të mishëruara në mjedisin e ndërtuar.
Në vend që ndërtesat të trajtohen si objekte arkitekturore të izoluara, programi i bursave i qaset atyre si vende përmes të cilave mund të kuptohen histori më të mëdha. Një strukturë e vetme mund të zbulojë mënyrën se si shoqëritë organizojnë burimet, ushtrojnë pushtetin, imagjinojnë të ardhmen dhe negociojnë ndryshimin.
Kriteret dhe Materialet për Aplikim
Aplikantët ftohen të dorëzojnë:
_Propozimin e tregimit (Story Pitch) (maksimumi 400 fjalë), ku prezantohet ndërtesa që aplikanti dëshiron të hulumtojë dhe trajtojë në shkrimin e tij/saj. Propozimi duhet të përshkruajë idenë kryesore të rrëfimit, fokusin e tij, temat ose këndvështrimin që aplikanti dëshiron të eksplorojë, si dhe burimet dhe materialet që planifikon të përdorë gjatë hulumtimit.
_CV (maksimum 2 faqe)
_Dy mostra shkrimi (të publikuara ose jo), të cilat mund të përfshijnë ese universitare, punime kërkimore, artikuj ose forma të tjera të punës së shkruar.
Email: info@spacesyntaks.org
Titulli i emailit: BalkanStoryMap Fellowship Programme 2026
Afati i aplikimit: 30.06.2026
Kriteret:
Shtetas të Kosovës ose të posedojni leje qëndrimi në Kosovë;
Mundësi të merrni pjesë gjatë gjithë programit katërmujor;
Gjuha angleze.