Jemi të lumtur të ju njoftojmë për hapjen e procesit të aplikimit për Programin BalkanStoryMap Fellowship. Ne mirëpresim shkrimtarë nga Kosova dhe Mali i Zi që të jenë pjesë e nismës sonë bashkëpunuese ndër-vendore.
Fellowshipi për storytelling do të bashkojë dhjetë praktikues nga disiplina dhe industri të ndryshme për të punuar në hartën e parë të tregimeve të platformës dixhitale BalkanStoryMap. Ne do t'i mbështesim pjesëmarrësit tanë me mentorim, redaktim, punëtori të mësimit të aplikuar dhe pagesë totale prej 600 euro bruto për person. Programi do të ketë ligjërata dhe prezantime nga profesionistë të dalluar nga rajoni.
Orari
Prill 2024 - Korrik 2024
Punëtori intensive 4-ditore: (05-08 Prill, Podgoricë, 2024)
3 muaj hulumtim i mentoruar
Punëtori intensive 4-ditore: (05-08 korrik, Prishtinë, 2024)
Kriza e banimit është tema e epokës sonë, nga mungesa e shtëpive të përballueshme deri te kushtet e pajetueshme të banimit. Tranzicioni dhe ekonomia neoliberale në Ballkan kanë lënë shumë njerëz në një pozicion të pasigurt në lidhje me banimin ...
Programi ofron një praktike katër-mujore të aplikuar ndërmjet Podgoricës dhe Prishtinës. Ai mbështetet nga mësimi i bazuar në punëtori dhe mentorimi rreth hulumtimit dhe tregimit kreativ. Programi kërkon të stimulojë zhvillimin e përmbajtjes dhe shkëmbimit rajonal me fokus në trashëgiminë ...
Ne mirëpresim pjesëmarrës me prapavija të ndryshme. Ju mund të jeni praktikues në planifikim urban, arkitekturë, sociologji, antropologji, gazetari, apo edhe dokumentues, përderisa keni përvojë në hulumtim dhe shkrim.Nuk është e obligueshme që ju të jeni duke punuar direkt në ...
Banim+
Kriza e banimit është tema e epokës sonë, nga mungesa e shtëpive të përballueshme deri te kushtet e pajetueshme të banimit. Tranzicioni dhe ekonomia neoliberale në Ballkan kanë lënë shumë njerëz në një pozicion të pasigurt në lidhje me banimin e tyre.
Nëpërmjet Banim+, ne synojmë të eksplorojmë evolucionin social, kulturor, ekonomik, urban dhe arkitektonik të banesave kolektive (masive) gjatë ndërtimit të tij në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, veçanërisht zhvillimin e tij përgjatë linjave moderniste. Ndërtesat dhe blloqet e banimit janë vendet e ndërveprimeve të para sociale, të pasura me narrativa shpesh të padukshme që kanë formësuar thelbin e identiteteve të lagjeve. Si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë arkitektonike të shekullit të 20-të, ato janë pjesë përbërëse e mozaikut më të gjerë kulturor të Kosovës dhe Malit të Zi dhe bartëse të vlerave të përbashkëta.
Mbledhja e shtresave të ndryshme të të dhënave rreth banesave kolektive lejon krijimin e tregimeve të reja që na mundësojnë të kuptojmë më mirë dhe të mësojmë më shumë nga përvojat gjithnjë e më të vlefshme të së kaluarës. Nëpërmjet Banim+, ne synojmë t'i nxjerrim në dritë këto histori, duke rritur njohuritë tona për të kaluarën dhe ndikimin e tyre në rrethanat tona aktuale të banimit.
Duke reflektuar mbi të kaluarën, ne synojmë të gjejmë shtigje për të përmirësuar të ardhmen.
Programi BalkanStoryMap Fellowship
Programi ofron një praktike katër-mujore të aplikuar ndërmjet Podgoricës dhe Prishtinës. Ai mbështetet nga mësimi i bazuar në punëtori dhe mentorimi rreth hulumtimit dhe tregimit kreativ. Programi kërkon të stimulojë zhvillimin e përmbajtjes dhe shkëmbimit rajonal me fokus në trashëgiminë arkitektonike.
Ai fillon me një puntori 4-ditore në Podgoricë, Mali i Zi. Gjatë punëtorisë së parë, pjesëmarrësit, të udhëhequr nga mentorja e tyre, do të përshkruajnë përmbajtjen e tregimit Banimi+ përderisa zgjedhin temën e tregimit të tyre. Në mes të punëtorive, secili pjesëmarrës do të kryejë kërkime dhe do të mbledhë të dhëna për tregimet e tyre deri në punëtorinë e dytë në Prishtinë, ku ata do të punojnë në redaktim dhe finlizim të tregimit.
Çdo tregim do të shfaqet në Banim+ Storymap dhe do të publikohet në platformën dixhitale BalkanStoryMap. Programi do të përfundojë me ngjarjen e prezantimit të platformës dixhitale BalkanStoryMap.
Pjesëmarrësit
Ne mirëpresim pjesëmarrës me prapavija të ndryshme. Ju mund të jeni praktikues në planifikim urban, arkitekturë, sociologji, antropologji, gazetari, apo edhe dokumentues, përderisa keni përvojë në hulumtim dhe shkrim.
Nuk është e obligueshme që ju të jeni duke punuar direkt në shkrime. Ajo që ka më shumë rëndësi për ne është se ju jeni kurioz dhe të guximshëm për të menduar jashtë kornizave kur bëhet fjalë për të treguar histori. Ne jemi në kërkim të individëve që janë të gatshëm të bashkëpunojnë me njerëz me prapavija të ndryshme dhe të përkushtuar ndaj disiplinës së shkrim-tregimit.