Iniciativa BalkanStoryMap filloi përmes një bashkëpunimi në mes të SpaceSyntaKs në Prishtinë dhe KANA/Ko ako ne arhitekt. në Podgoricë. Ekipet fillestare përfshinin Donika Çapriqi (SSK), Gresa Neziri (SSK), Milica Vujošević (KANA), Jelena Rabrenović (KANA), Sonja Dragović (KANA), dhe Ružica Kračković (KANA). Ekipi ynë u zgjerua më tej me mentorë dhe redaktorët: Prof. Dr. Slavica Stamatović Vučković nga Mali i Zi dhe Dafina Halili nga Prishtina.
Ky bashkëpunim e prodhoi temën e këtij viti, Housing+. Projekti shqyrton banimin si prodhimin më të madh arkitektonik, që përfaqëson mbi 85% të hapësirave ku zhvillohet jeta primare. Ai eksploron se si banimi ndikon në kulturë, cilësinë e jetës dhe identitetin e qyteteve dhe lagjeve. Gjithashtu, thekson banimin si një nga tipologjitë më të rrezikuara nga gjysma e dytë e shekullit të njëzetë, veçanërisht në Kosovë dhe Mal të Zi.
Ekipa jonë u zgjerua më tej me shtimin e 10 hulumtuesëve të rinj. Në vetëm katër muaj (nga prilli në korrik 2024), këta 10 hulumtues (5 nga Kosova dhe 5 nga Mali i Zi) prodhuan 10 tregime si pjesë e programit të BalkanStoryMap, I vendosur në mes të Prishtinës dhe Podgoricës. Këto tregime u krijuan përmes kërkimeve arkivore, periodikave, dokumentimit fotografik dhe intervistave me autorët ose pasardhësit e tyre, banorët dhe burime të tjera të rëndësishme.
BalkanStoryMap është pjesë e programit “Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor,” i financuar nga Bashkimi Evropian. Ky projekt është një nga iniciativat e zgjedhura për financim nën dritaren tematike të Bashkëprodhimeve Artistike të projektit Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor.
Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor (CC4WBs) është një projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian që ka për qëllim të nxisë dialogun në Ballkanin Perëndimor duke përmirësuar sektorët kulturorë dhe krijues për të arritur një ndikim më të madh socio-ekonomik.